Tuesday, 5. May 2026
Futboll

Bergomi “godet” Milanin, Juventusin dhe Napolin: S’mund të thonë se synojnë vetëm Champions-in

GS 05/05/2026 2 Min. Lesezeit

I intervistuar nga “Repubblica” për të analizuar temat që lidhen me fitimin e titullit të 21-të nga Interi, ish-mbrojtësi zikaltër Giuseppe Bergomi ka shfrytëzuar rastin për të nisur një “thumbim” ndaj mënyrës së komunikimit të rivalëve kryesorë në kampionat: Milan, Napoli dhe Juventus.

Bergomi u shpreh duke nisur nga objektivi i Interit për sezonin e ardhshëm: “Objektivi duhet të jetë fitimi i kampionatit. Kjo nuk vlen vetëm për Interin, edhe Milani, Napoli e Juventusi nuk mund të thonë se synojnë vetëm vendet në Champions, nuk është e drejtë ndaj tifozëve”. Fjalë që lidhen me idetë e shprehura më parë edhe nga trajneri i zikaltërve, Chivu.

Duke u kthyer tek Interi, Bergomi komentoi sezonin e kampionëve zikaltër duke nisur nga puna e trajnerit Chivu: “U tregua i zoti në vlerësimin e punës së Inzaghit dhe shtoi idetë e tij, pa prishur automatizmat apo vënë në vështirësi lojtarët. Samaden thoshte se ai hyn në zemrat e lojtarëve dhe kështu ndodhi. Më i miri? Lautaro, ndërsa një shkallë më poshtë shoh Zielinski dhe Dimarco. Surpriza? Pio Esposito, hyn në lojë dhe jep energji”.

Teilen: