Friday, 27. March 2026
Futboll

Bergomi: Ndaj Bosnjes ta nisim nga Kean, duhet më shumë guxim dhe intensitet

GS 27/03/2026 1 Min. Lesezeit

Beppe Bergomi komentoi për “Sky Sport” fitoren e Italisë ndaj Irlandës së Veriut dhe u ndal te sfida finale e “play off”-it ndaj Bosnjes, pengesa e fundit drejt Botërorit 2026: “Përtej pjesës së parë, ku skuadra ishte e frikësuar dhe askush nuk merrte përsipër rrezikun, duhet të mbështetemi më shumë te Kean dhe tek ajo që u pa në pjesën e dytë.

Ai di ta mbrojë topin, iu jep kohët e duhura shokëve dhe në hapësirë të hapur pak kush e ndal shpejtësinë që ka. Të ruajmë fort paraqitjen e Kean, personalitetin e Tonalit, që zhbllokoi ndeshjen, si dhe atë të Barella dhe inteligjencën taktike të Locatelli. Duhet të rritemi në manovër, na duhet më shumë intensitet dhe guxim, sepse ndeshja me Bosnjen do ta kërkojë këtë”.

A ishte pjesa e parë pasojë e fantazmave të së kaluarës? “Është normale, presioni është i madh. Jemi të vetmit kampionë bote në ‘play-off’ dhe kemi munguar në dy Botërorë radhazi. Në transfertë pres më pak frikë dhe më shumë guxim”.

 

Teilen: