• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bëri foto me njërin prej sportistëve, gjyqtari përjashtohet nga Lojërat Olimpike

03/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gjyqtari i sërfit të Olimpiadës, Ben Lowe, është kthyer në shtëpi nga Lojërat e Parisit pasi ka pozuar në një foto me sportistët australianë Ethan Ewing dhe Bede Durbidge, të cilët po konkurrojnë në disiplinat që ai po gjykon.

Imazhi u ngarkua në Instagram dhe shpejt u bë një pikë diskutimi.

Postimi kishte si mbishkrim: ‘këta tre djem nga Straddie (Stradbroke Island) po bëjnë punën e tyre në Olimpiadë’ dhe bëri që Shoqata Ndërkombëtare e Sërfit (ISA) të reagojë menjëherë.

Në mes të thirrjeve për paragjykim të mundshëm, duke qenë se Lowe mund të kishte vlerësuar Ewing ndërsa ai ndjek një medalje Olimpike, ISA-ja e largoi Lowe nga detyrat e tij.

‘Është e papërshtatshme që një gjyqtar të ndërveprojë në këtë mënyrë me një atlet dhe ekipin e tij,’ thuhej në një deklaratë të ISA-së.

Lowe, i cili është një gjyqtar i përvojë i WSL-së, është pezulluar në përputhje me kodin e sjelljes së ISA-së dhe kodin e etikës së Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, konfirmoi ISA.

Next Post

Shqipëria mes 6 shteteve që mbeten pa klube në Europë, humb një pozicion në UEFA

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.