Granit Xhaka, emri i futbollistit që tashmë ka pushtuar jo vetëm zemrat e shqiptarëve dhe zvicëranve, por edhe atyre gjerman.
Një nga tifozët më të mëdhenj të Granit Xhakës është fansi I Leverkusenit, Daniel Berbo Pesch.
Daniel së fundmi ka befasuar Xhakën duke i dedikuar atij një tatuazh të cilin edhe ia tregoi privatisht.
Daniel për GazetaBlic Sport ka treguar në detaje se si vendosi t’ia dedikoj këtë tatuazh Xhakës dhe takimin e tij me futbollistin shqiptar.
“Graniti e ka fituar titullin e një legjende të gjallë në ekipin tonë pas sezonit të kaluar. Nuk është aspak befasi që të gjithë fansat e Leverkusenit e duan dhe e vlerësojnë atë sepse është person i sjellshëm dhe gjen gjithmonë kohë për ne si tifozë. Është e pamundur të mos e duash Granitin sepse është person ‘me këmbë në tokë’, është luftarak dhe dorëzimi nuk është opsion për të. Ne e duam Granitin.
Kisha ndërmend të bëja tatuazh prej disa viteve, koha ishte perfekte pasi u bëmë kampion e sidomos pasi lojtari im i preferuar, Granit Xhaka dha kontribut të madh për titull. Kështu që Graniti dhe numri i tij 34 duhej të ishin pjesë e tatuazhit tim. Graniti ishte shumë i befasuar dhe vlerësoi shumë veprimin tim. Jam i lumtur me këtë”, tha fillimisht ai për GazetaBlic Sport.
Ky gjest e mahniti futbollistin shqiptar dhe babain e tij, Ragip Xhaka i cili në shenjë mirënjohje e ftoi tifozin që ta shohin së bashku një ndeshje të Bayer Leverkusenit dhe futbollistin e tij të preferuar Granit Xhaka duke i premtuar edhe një fanellë të nënshkruar nga vetë ai.
“Po është e vërtetë, pranova një mesazh privat nga babai i tij, Ragipi. Ishte vërtetë emocionuese pasi edhe unë jam person familjar dhe kam 5 fëmijë. Familja është gjëja më e shenjtë në jetë, nuk e di as çfarë të them pasi familja Xhaka është model për shumë njerëz. Janë shumë të sjellshëm dhe bujarë dhe është e pamundur të mos i duash. Është nder për mua që u ftova personalisht nga z.Ragip Xhaka dhe që do kem mundësi ta njoh personalisht atë, për më tepër të kem një fanellë të nënshkruar nga Xhaka do thotë shumë për mua, nuk do ta harroj kurrë këtë ditë”, përfundoi ai për GazetaBlic Sport.