Friday, 18. September 2026
Sport

Berisha e Aliti pensionohen nga Kosova

GS 18/09/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori Valon Berisha dhe mbrojtësi Fidan Aliti, më nuk do të jenë pjesë e Kombëtares së Kosovës.

Të dy futbollistët, kanë vendosur ti japin fund karrierës me Kosovën apo më saktësisht të pensionohen nga “Dardanët”.

Federata e Futbollit të Kosovës, të premten ka falënderuar dy futbollistët për kontributin, duke ua publikuar letrat e shkruara.

Si Berisha ashtiu edhe Aliti, janë shprehur tejet të emocionuar me tërheqjen nga Kosova por kanë thënë se ndihen krenar për kontributin e dhënë.

Berisha ishte prej futbollistëve të parë që u bashkua me Kosovën, ku debutoi në vitin 2016 dhe regjistroi 52 ndeshje dhe realizoi 4 gola.

Aliti ka debutuar me “Dardanët” në vitin 2017 dhe ka shënuar 1 gol në 64 ndeshje të luajtura me fanellën e Kosovës.

Teilen: