Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Medon Berisha duket se është i gatshëm për sezonin 2026/27.
Berisha është rikuperuar plotësisht nga operimi pas lëndimit që e pësoi në muajin mars dhe për herë të parë është ftuar nga trajneri i Lecces, Eusebio Di Francesco.
Ai është ftuar për ndeshjen që Lecce e luan ndaj Romës, në kuadër të xhiros së dytë të kampionatit italian dhe nis në orën 18:30.
Berisha pritet të ketë minutazhë në këtë përballje për ta konfirmuar rikthimin e tij në fushë pas pesë muajve dhe për skuadrën e Lecces, ky është një lajm i mirë.
Deri para lëndimit të pësuar, Berisha sezonin e shkuar ishte ndër lojtarët kryesor te Lecce, ndërsa në 14 paraqitje në të gjitha garat, ai pati 2 gola të shënuar dhe 3 asistime.
22-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2028 me Leccen, ekip që në xhiron e parë të këtij sezoni në Serie A, ka shënuar fitore.