• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Berisha insiston se idetë e Fodas i përshtaten lojës së Kosovës

08/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori Valon Berisha e sheh si tejet të suksesshëm angazhimin e selektorit Franco Foda në krye të Kombëtares së Kosovës. Foda më 17 shkurt u zyrtarizua në krye të “Dardanëve”, ndërsa në fund të muajit e shkuar pati edhe dy ndeshjet e para. Triumfoi 1:0 ndaj Armenisë në Yerevan, ndërsa pësoi 2:0 nga Hungaria në Budapest. Berisha 31-vjeçar, i cili bën karrierë në Austri te skuadra e LASK-ut, i ka vlerësuar si tejet pozitive miqësoret e muajit mars. Po ashtu, lart e ka vlerësuar edhe trajnerin Foda.

“I kemi pasur dy ndeshje shumë të mira. Armenia ishte një kundërshtar i fortë, ndërsa ndaj Hungarisë nuk kishim fat. Kemi pasur nevojë për një timonier të ri, energji të re dhe ide të reja. Ai na ka impresionuar gjatë grumbullimit të parë dhe idetë e Fodas i përshtaten shumë mirë lojës së Kosovës”, ka thënë Berisha.

Po ashtu, Berisha ka zbuluar se atij i përshtatet qasja e trajnerit Foda, i cili aplikon lojë sulmuese dhe me shumë gjuajtje në portë. Ka insistuar se Foda është krejtësisht tjetër nga dy trajnerët e fundit të Kosovës dhe tani ai ka për detyrë të gjejë se cilët lojtarë mund t’i ndihmojnë dhe cili i përshtatet më së miri sistemit të tij të lojës. Kosova në muajin qershor do të ketë edhe dy ndeshje miqësore, ndërsa në shtator nis edicioni i ri i Ligës së Kombeve. Kosova bën pjesë në Grupin 2 të Ligës C, së bashku me Rumaninë, Lituaninë e Qipron.

Next Post

Legjionarët: Shkëlqejnë Bajrami dhe Roshi, shënojnë Manaj e Seferi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.