Wednesday, 4. March 2026
Sport

Berisha: Kombëtarja e Kosovës më mungon shumë, e përcjelli me emocione

GS 19/06/2023 1 Min. Lesezeit

Ish-futbollisti i njohur i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha është rrëfyer gjatë në një intervistë për lajmi.net në lidhje me disa çështje që kanë të bëjnë me “Dardanët”, futbollin e Kosovës dhe të ardhmen e tij.

  

Berisha që është pjesë e ekipit Akhmat Grozny, që bën gara në elitën e futbollit rus, ka folur për kampanjën e Kosovës drejt Evropianit 2024.

Njëkohësisht, Berisha nuk e ka fshehur “mallin” që ka për “Dardanët” ndërsa ka treguar se vazhdon t’i përcjell ndeshjet e tyre me emocione.

“Normal që Kosova më mungon shumë dhe e përcjelli me shumë emocione. Ka pas lojë ku mendoj që kisha mundur shumë për ta ndihmuar Kosovën. Por, gjithmonë e respektojë vendimin e trajnerit për mos ftesën ndaj meje” – deklaroi Berisha për lajmi.net.

 INTERVISTA E PLOTË

  


Teilen: