Futbollisti i Kosovës, Bernard Berisha do të mbetet edhe për një kohë pjesë e skuadrës Akhmat Grozny.
Klubi që bën gara në elitën e futbollit të Rusisë, ka njoftuar se ka vazhduar bashkëpunimin me Berishën.
Berisha ka rinovuar kontratën që i skadonte në fund të këtij sezoni dhe do të mbetet tek Akhmati deri në fund të sezonit 2026/27.
Kështu që, Berisha edhe për tre sezone do të jetë pjesë e Akhmatit, ekip për të cilin luan prej janarit të vitit 2017 kur iu bashkua nga Anzhi.
Me fanellën e Akhmatit, Berisha ka regjistruar 186 paraqitje duke shënuar 26 gola dhe bërë 22 asistime.
Këtë sezon, Berisha ka realizuar 2 gola në katër ndeshje të luajtura për skuadrën e Akhmatit.