• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Berisha thyen rekordin 9-ditor të Mitajt

26/06/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Mario Mitaj vendosi një rekord për Shqipërinë në ndeshjen kundër Italisë, por ai zgjati vetëm nëntë ditë, i thyer më pas nga Medon Berisha, në ndeshjen kundër Spanjës. Bëhet fjalë për lojtarin në moshë më të re që ka luajtur përShqipërinë në finalet e një kampionati evropian. Federata Shqiptare e Futbollit ka vënë në dukje se më 15 qershor, Mitaj, në moshën 20 vjeç, 10 muaj e 9 ditë, vendosi rekordin si lojtari më i ri kuqezi që ka luajtur në finalet evropiane. Deri atëherë, rekordi mbahej nga Elseid Hysaj, i vendosur tetë vjet më parë, në Francë. Pjesëmarrja në evropianin francez, më 2016, ishte e para në historinë e Shqipërisë dhe lojtari më i ri i asaj skuadre ishte veterani i sotëm. Në ndeshjen e parë, kundër Zvicrës, Hysaj vendosi rekordin si lojtari më i ri kuqezi, në moshën 22 vjeç, 4 muaj e 9 ditë, një rekord që zgjati tetë vjet e katër ditë, edhe për shkak se Shqipëria nuk u kualifikua në finalet e Euro 2020, luajtur më 2021. Rekordi i ri, i vendosur nga Mitaj, pati jetë shumë më të shkurtër, vetëm nëntë ditë. Më 24 qershor, në ndeshjen e fundit të Grupit B, kundër Spanjës, në minutën e 71-të Silvinjo futi në fushë Medon Berishën, i cili u bë kuqeziu më i ri në një ndeshje evropiani, në moshën 20 vite, 8 muaj e 3 ditë.

Next Post

Trajneri i Zvicrës kërcënon Italinë: Duhet të na e këtë frikën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.