Në një intervistë për “Corriere della Sera”, Roberto Donadoni rrëfeu një moment me Silvio Berlusconin, teksa ishte blerja e parë e epokës së tij si president i Milanit. “Është e vërtetë, më mori nën krah dhe më bëri këtë pyetje, – shpjegon ish-lojtari kuqezi, tani trajner i Spezia. – A më konsiderojnë njerëzit si mbreti Mida? Unë isha i sikletosur, por ai parapriu përgjigjen time. Më tha që në fakt nuk lëshonte asgjë pa provuar. Bënte gjithçka që ishte në mundësitë e tij. Një përgjigje e thjeshtë, por me mësim të madh”.
Donadoni kujtoi se sezoni i parë kuqezi nuk ishte i lehtë dhe skuadra u përball me Sampdorian për një vend në Kupën UEFA, ndërsa Berlusconi gjithmonë ishte pranë ekipit para sfidave të mëdha.
Ai ishte blerja e parë e Berlusconit më 20 shkurt, 40 vite më parë. Pas tij mbërritën Giovanni Galli (Fiorentina), Dario Bonetti (Roma), Catello Cimmino (Ascoli), Stefano Bogonovo (Como), Giuseppe Galderini (Verona) dhe Daniele Massaro (Fiorentina). Të vetmit të huaj ishin Ray Wilkins dhe Mark Hateley nga Anglia, si dhe Marco Macina nga San Marino.