Në prag të “Trofeut Berluskoni”, i planifikuar për sot në orën 21:00 mes Milanit dhe Monzës, nuk mund të mungonte edhe konferenca për shtyp e Stefano Piolit. Duke përfituar nga sfida në fjalë, trajneri do të ketë mundësi të provojë që të tetë lojtarët e ardhur në merkaton e verës, teksa aspektet e tjera i ka analizuar gjatë fjalës së tij.
Si është të luani për këtë trofe?
Me siguri Silvio Berluskoni ishte një vizionar dhe për këtë arsye gjithçka që ai solli ishte e suksesshme. Ai bëri historinë e Milanit, e ndihmoi për ta bërë atë edhe më të madh, për të arritur suksese të mëdha pas ishte një person me karizëm të madh. E meriton këtë nderim e ndoshta edhe më shumë se kaq.
Telefonatat e shpeshta me të, mund të na tregoni ndonjë anekdotë?
Presidenti kishte ide shumë të qarta, përfitoi nga disa lojëra të mira për të na telefonuar dhe për të na përgëzuar. Madje më kërkoi leje për të dhënë disa këshilla. Sigurisht që preferonte futboll sulmues, futboll të rrezikshëm, kështu që shumë nga rekomandimet ishin që skuadra të luante sa më tepër në fushën kundërshtare. Në çdo rast, ishin telefonata vërtet shumë të këndshme, sepse ndieja pasionin e një personi për futbollin dhe sidomos për Milanin.
Pavarësisht se pati blerë Monzën, e kishte ende Milanin në zemër?
Absolutisht po, sepse telefonata e fundit që morëm nga presidenti ishte 15 ditë para vdekjes së tij dhe po flisnim për Milanin, si të luanim, si t’i bënim disa gjëra më mirë, si të arrinim qëllime të caktuara. Pra, është e qartë se kishte investuar shumë dhe mirë te Monza, por sigurisht mbetej ende një tifoz i Milanit brenda.
Ekziston një imazh i tij duke kërcyer në ditën e titullit tuaj: çfarë kujtimesh keni?
Berluskoni ishte i kënaqur. Sapo mbërritëm në Milano na bëri shumë komplimente dhe biseduam për një moment, por pritja kishte qenë shumë e gjatë pasi skuadra mbërriti nga transferta ndaj Sasuolos dhe udhëtimi me autobus. Ai ishte i lumtur që Milani ishte rikthyer te fitorja. Monza-Milan, skuadrat më të dashura të Kavalierit, një ide që vjen nga Adriano Galiani.
A është e vërtetë që ka pasur një kontakt, propozim dhe a iu bashkuat menjëherë kësaj nisme?
Po, po. Drejtori Adriano më telefonoi se ishim me pushime dhe kur më ofroi trofeun në nder të Berluskonit ne iu përgjigjëm se ishim të nderuar të marrim pjesë. Shpresoj të jem në gjendje të përshëndes familjen dhe bashkëpunëtorët e Berluskonit dhe ta luaj sa më mirë lojën, sepse presidenti mbetet në çdo rast një pjesë e plotë dhe e rëndësishme e historisë së Milanit.
A është gjithashtu një test i mirë?
Po, padyshim, kemi organizuar katër miqësore këtë javë, sepse na duhet minutazh dhe për të luajtur të gjithë lojtarët, sepse për dy javë do të jemi në kampionat. Do të përballemi me një ekip që ka luajtur gjithmonë futboll të mirë, ndaj do të jetë një test i mirë.