Bernardo Silva transferohet në Serie A.
Bernardo Silva po luan sezonin e fundit me Manchester City dhe në verë do largohet si lojtar i lirë pas plot 9 sezonesh. P
ër mesfushorin portugez ka interes të madh nga disa klube, ku sigurisht nuk mungojnë as ofertat e majme nga Arabia Saudite.
“Calciomercato.com”, raporton se agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, ka nisur kontaktet e para me dy klubet e mëdha të Serie A: Juventus dhe Milan.
Për momentin, pengesa kryesore është paga e lartë që merr mesfushori portugez prej 10 milionë eurosh në sezon.