Bergo Kingdom nga Prizreni është fitues i edicionit të parë të Alley Oop të mbajtur në Kosovë.
Në super finalen e zhvilluar në Prishtinë, kanë marrë pjesë gjashtë finalistët e gjashtë qyteteve pjesëmarrëse të këtij turneu.
Në super finalen e mbajtur në kryeqytet, kanë marrë pjesë: Prishtina, Bero Kingdom nga Prizreni, 02 nga Mitrovica, Art Design nga Theranda, 03 nga Peja dhe El Quadro nga Gjakova.
Fillimisht u zhvilluan nga dy ndeshje në grupe, e më pas, gjysmëfinalet, si dhe finalja fantastike mes Bero Kingdom dhe 03, ku triumfuan prizrenasit.
Çmimin prej 1000 Euro për skuadrën fituese e ka ndarë Granit Rugova, Drejtor i Programeve dhe Projekteve Zhvillimore në FBK.
Ky projekt ishte në partneritet me FIBA Evropën, derisa qëllimi është të masivizojë basketbollin 3×3 në të gjithë Kosovën.
Ky ishte edicioni i parë, derisa në edicionin e ardhshëm do të jetë më masovik dhe në shumë qytete të Kosovës.