Thursday, 19. March 2026
Sport

Bersant Celina e “shet” edhe faqen e Instagramit, ia merr bashkëlojtari i Rashicës te Norwich City

GS 26/07/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina ka disa ditë që nuk po paraqitet në stërvitjen e ekipit francez, Dijon – madje atje e shpallin si të “zhdukur”.

Celina është duke kërkuar një klub të ri, prandaj nuk dëshiron të kthehet në skuadrën franceze, shkruan Lajmi.net

Madje duke vizituar faqen e futbollistit kosovar në Instagram e vërejmë që faqën e tij personale e ka marrë dikush tjetër.

Bëhet fjalë për futbollistin e Norwich Cityt, Adam Idah. Pra nuk dihet nëse ka qenë e hakuar, apo është shitur faqja – por me emrin e futbollistit kosovar kjo llogari ka qenë edhe e verifikuar.

Celina ka kontratë me Dijonin deri në vitin 2024. Kurse sezonin e kaluar ishte pjesë e Stoke Cityt, ku zhvilloi vetëm gjashtë ndeshje./Lajmi.net/

  


Teilen: