Skuadra e AIK-ut ka barazuar 1:1 ndaj Gais, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në elitën e futbollit suedez.
Golin për 1:1 te skuadra vendase e shënoi Bersant Celina.
Celina shënoi një eurogol me vollej në minutën e 52’të.
Kujtojmë që me këtë gol, mesfushori kosovar shkon në kuotën e pesë shënimeve dhe pesë asistimeve këtë edicion në ligë.