Friday, 19. June 2026
Sport

Bersant Celina transferohet në Arabinë Saudite tek ekipi i njohur, firmos kontratë trevjeçare

GS 19/06/2026 1 Min. Lesezeit

Futbollisti kosovar Bersant Celina është bërë pjesë e klubit saudit Al Ettifaq, në një marrëveshje të finalizuar për një kontratë trevjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur i merkatos Fabrizio Romano, i cili ka raportuar se marrëveshja është arritur dhe nënshkruar gjatë ditës së sotme, transmeton lajmi.net.

Celina, i cili ka përfaqësuar edhe Kombëtaren e Kosovës, pritet t’i bashkohet menjëherë skuadrës së re në kampionatin saudit, i cili në vitet e fundit ka tërhequr shumë emra të njohur të futbollit evropian.

Detajet financiare të transferimit nuk janë bërë ende publike, ndërsa klubi Al Ettifaq synon të forcojë më tej skuadrën për sezonin e ri./lajmi.net/

🚨🇸🇦 Bersant Celina joins Al Ettifaq in Saudi Pro League on a three year deal, agreed and sealed today. pic.twitter.com/oMtlBFVZr4

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 19, 2026

Teilen: