Ekipi Besa nga Dobërdolli është në festë.
Dobërdolli është fshat nga komuna e Gostivarit.
Besa është krenari jo vetëm e fshatit por edhe e komunës, e cila këtë sezon ka treguar lojëra fantastike në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Besa
Ekipi nga Dobërdolli bindshëm fitoi vendin e parë me 74 pikë dhe siguroi hyrjen për herë të parë në histori në elitë.
“Besa organizoi festën e titullit në Dobërdoll, ku lojtarët, stafi profesional dhe drejtuesit e klubit së bashku me miqtë dhe familjarët e tyre festuan suksesin me tifozët.
Është interesante se në Dobërdoll, futbollistët e Besës kanë bërë fotografi dhe kanë festuar me kupë dhe medalje që klubi i ka blerë vetë, ndonëse kupën dhe medaljet zyrtare të FFM-së do t’i marrin sot pas ndeshjes me Pobedën në Prilep.
Armend Alimi, Izaer Emini, Jasmin Meçinoviq, Hristijan Dragarski, Ramadani, Borha dhe të tjerët së bashku me trajnerin Aleksandar Tanevski kanë pas një sezon perfekt pa humbje në 24 ndeshje në seri, vetëm një humbje dhe 74 pikë”, shkruan mes të tjera mediumi maqedonas “Sportmedia”.