Besa Famgas ka barazuar me kampionin e Bosnjë-Hercegovinës, Izvigjaçin. Ndeshja e së dielës mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, përfundoi 32:32.
Ky rezultat megjithatë nuk i mjaftoi ekipit pejan për të avancuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane.
Izvigjaçi e fitoi bindshëm ndeshjen e parë, 40:19, dhe avancon tutje.
Ndeshja e së dielës ishte interesante, kurse mysafirët kishin epërsi prej katër golave pas pjesës së parë.
Elion Vokshi i shënoi nëntë gola për Besën. Tetë i kishte Deniz Terziqi, ndërsa pesë Abdulah Zayan. Olt Kabashi i bëri tetë pritje.
Besa në ndeshjen e parë në Bosnjë-Hercegovinë ishte paraqitur pa dy egjiptianët, ndërsa pati telashe të mëdha për pajisje me viza.
Në raundin e parë të Kupës Evropiane, Besa e eliminoi skuadrën turke, Depsas Enerji. /ATVLIVE.TV