Friday, 1. May 2026
Sport

Besa largon Papuqin, e zëvëndëson me Ramën

GS 18/09/2025 1 Min. Lesezeit

Vetëm një ditë pasi shkarkuan trajnerin Fisnik Papuqi, Besa Peja ka gjetur menjëherë zëvendësimin e tij.

Miftar Rama është kryetrajner i ri i klubit të futbollit Besa nga Peja.

Skuadra pejane nuk po kalon momente të mira në Ligën e Parë të Kosovës, aktualisht renditet në vend të 14-të me 6 pikë të mbledhura pas javës së shtatë.

“Klubi ynë mirëpret trajnerin Miftar Rama, i cili nga sot i bashkohet familjes sonë verdhezi.

Me përvojën dhe përkushtimin e tij, besojmë se do të sjellë energji të reja dhe do të ndihmojë skuadrën tonë në arritjen e objektivave që kemi përpara” ka shkruar klubi verdh e zi.

Në debutim të tij, Rama do të ketë punë të vështirë, pasi që Besa Peja i shkon Vëllaznimit në konak, e gjakovarët janë lider të pamposhtur të Ligës së Parë aktualisht.

Përndryshe, me emërimin e Ramës, Besa Peja bëhet ekipi i dytë që këtë stinor ndërron trajnerin në Ligë të Parë pas skuadrës së Dinamos, që ndërruan Burim Qerkinin dhe emëruan Leotrim Krasniqin në krye të shtabit teknik.

Teilen: