Tuesday, 15. September 2026
Sport

Besa përforcohet me Samaken

GS 05/07/2024 1 Min. Lesezeit

Futbollisti Adama Samake i bashkohet skuadrës shqiptare Besës së Dobërdollit, anëtar i ri i Ligës së Parë të Maqedonisë.

Ky është përforcim i madh për debutuesin e elitës së futbollit të Maqedonisë.

“Adama Samake vishet bardh e blu!

Adama vjen nga Bregu i Fildishtë dhe ka përjetuar suksese të shkëlqyera si mesfushor në skuadrën vendase Makedonia GJ.P duke kontribuar në Ligën e Parë dhe duke luajtur në 36 ndeshje.

Samake është një mesfushor me aftësi të jashtëzakonshme dhe një angazhim të palëkundur për lojën”, njofton Besa.

Teilen: