• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Besa po përgatitet

28/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Besa e Kavajës i ka zhvendosur përgatitjet në Ersekë që nga data 19 korrik, ku nën drejtimin e trajnerit Mirel Josa ekipi po ndjek një program me dy seanca në ditë. Tani ka ardhur momenti që të besuarit e trajnerit Josa të matin forcat dhe të testohen me kundërshtarët në fushën e blertë.

Për sot, Besa ka programuar një ndeshje kontrolli me Pogradeci, takim i cili do të zhvillohet në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”. Më pas, të mërkurën e 31 korrikut do të përballen me Lushnjën, takim i cili pritet të luhet në stadiumin e Ersekës. Ndërsa fundjavën tjetër Besa e mbyll me miqësoren me Skënderbeun, takim i cili është parashikuar që të zhvillohet në qytetin e Korçës.

Këto tre takime do t’i shërbejnë trajnerit Josa për të parë gjendjen e ekipit, si dhe deri ku kanë arritur me përgatitjet, por edhe për testuar rreshtimin e skuadrës në kushte loje. Besa është “mbretëresha” merkatos së verës në Kategorinë e Parë deri tani, pasi klubi ka kryer 12 përforcime.

Gjithsesi, merkatoja mbetet e hapur, pasi te Besa e presin të paktën edhe një afrim, ku synimi mbetet gjetja e një qendërsulmuesi.

Next Post

Sudani i Jugut gjunjëzon Porto Rikon

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.