• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Besa rinovon me dy lojtarë

25/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në janar, Besa bëri disa afrime cilësore ku mes tyre lojtarë që tani janë shndërruar në kolona të ekipit.

Shumica e atyre kanë kontrata afatgjata, që i mbajnë të lidhur së paku dhe 2 vite te Besa.

Ndërkohë që presidenti Nexhat Bizhdili me sa duket nuk ka dashur t’ia lërë rastësisë fatet e disa futbollistëve, ndaj ka “nxituar” të mbyllë llogaritë me ta.

Kështu, bashkëpunimin e ka zgjatur edhe për sezonin tjetër qendërmbrojtësi Abdulai Nurudeen, paraqitja e të cilit është pëlqyer te verdhezinjtë.

Një tjetër futbollist që vërtet ka befasuar, por edhe kënaqur me lojën e tij, ka qenë mesfushori Alfouseni Dabo. Kështu që klubi ka rinovuar kontratën edhe me mesfushorin. Të dy këta futbollistë do të kontribuojnë edhe për sezonin e ri në radhët e Besës. Ndërkohë që portieri Dorant Ahmetaj, mesfushori Endrit Emini, Ermir Spahiu, Joni Nurja, Ersi Kapo, Donat Mehmeti, Denis Balla, Olt Zeqiraj, Skerdi Puqja mbeten nën kontratë edhe për sezonin e ri. Nuk dihet fati i shijakasit Myslym Ramilli, që byllur kontratën në fund të muajt maj, po ashtu edhe tre të huajt e tjerë, Nkube, Kamohelo dhe ai që zhgënjeu në fakt më shumë, sulmuesi Mustafa Ba. Për këta 3 të fundit nuk dihet nëse do të mbeten pjesë e Besës edhe pse të tre janë nën kontratë me verdhezinjtë.

Në këto kushte, thuajse 70% e grupit që mbylli sezonin, me siguri do të vijojnë të mbeten pjesë e verdhezinjve edhe për një sezonin tjetër. Më tej, duhet pritur se çfarë afrimesh do të bëjë presidenti Bizhdili në merkaton e ardhshme dhe cili do të jetë fati edhe i trajnerit Dorjan Bubeqi.

Tifozët kavajas janë shprehur haptas se duhet të jetë pikërisht ky i fundit, pasi ai gëzon besimin e tyre të plotë dhe se do të ishte ky investimi i parë dhe i domosdoshëm për sezonin e ri. Bubeqi pranoi të marrë drejtimin e skuadrës në momentin më të vështirë dhe në fund u arrit qëndrimi në të Parën.

Next Post

Bepe Marota: Titulli i Interit ishte magji, por do të bëjmë histori

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.