• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Besart Cecelia merr ofertë për të drejtuar skuadër nga Turkmenistani

03/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Më në fund po hapet rruga për trajnerët kosovarë, që zanatin ta ushtrojnë edhe jashtë vendit.

I fundit që ka marrë ftesë për të udhëhequr një skuadër jashtë Kosovës është ish-futbollisti i njohur vushtrrias, Besart Cecelia, të cilin nga sezoni i ardhshëm mund ta shohim në kampionatin e Turkmemistanit.

Është skuadra e Ligës së Parë FK Lebap që i ka bërë ofertë zyrtare Cecelisë, që nga sezoni i ardhshëm, nga 20 korriku, ta marrë drejtimin e skuadrës.

Kontrata është për një sezon, deri në Prill të vitit 2025, por me mundësi vazhdimi nëse klubi përfundon në mesin e tri skuadrave më të mira, në fund të sezonit.

Siç mëson Tëvë 1, Cecelia është duke e shqyrtuar seriozisht këtë ofertë, e cila atij i është mundësuar nga firma “Totik Group”, në krye me menaxherin e njohur turk Firat Totik.

Cecelia ka qenë së fundit trajner te Vllaznia e Pozheranit në Ligën e Parë, ndërsa aktualisht është pjesë e shkollës së futbollit “FC Elite” nga Prishtina.

Ai ka qenë trajner edhe te Trepça ‘89 sa ishte në Superligë, te Arbëria Dobrajë, si dhe ka udhëhequr ekipet e të rinjve te Trepça, Vushtrria dhe “El Clasico”.

Next Post

EURO U-19/ Shqipëria njeh kundërshtarët në raundin kualifikues, përballet me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.