• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Besëlidhja mposht Apoloninë dhe siguron matematikisht fazën play off

09/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Janë luajtur ndeshjet e javës së 16-të të Superligës në basketboll për meshkuj. Besëlidhja kampione fitoi 116-76 ndaj Apolonisë, ndeshje e luajtur në “Asllan Rusi”.

Pas një pjese të parë në përgjithësi të ekuilibruar, lezhjanët shkëputen në periodën e tretë. Garrick me 20 pikë e Hajdari me 18 pikë u dalluan për Besëlidhjen.

Në Durrës, ekipi i Teutës fitoi 87-80 ndaj Vllaznisë, dy skuadra që duelojnë për një vend në play off. Vendasit u shkëputën në periodën e dytë, duke e ruajtur epërsinë deri në fund.

Vllaznia u përpoq në fund të rikuperojë për pa sukses. Powell me 30 pikë ishte lider në fushë për Teutën, duke i bërë të pavlefshme 23 pikët e Walton për shkodranët.

Ndeshja Kamza Basket-Tirana nuk u luajt.

Në takimet e Kategorisë së Parë për meshkuj, dy kryesuesit e renditjes, Elbasani e Partizani, fituan në ndeshjet e radhës. Mjaft e bukur sfida e luajtur në Korcë, ku Skënderbeu fitoi 112-104 ndaj Pogradecit.

Superliga-Meshkuj, java e 16-të

Kamza Basket – Tirana, s’u luajt

Teuta – Vllaznia, 87-80

Besëlidhja – Apolonia, 116-76

Renditja: Besëlidhja 32 pikë, Teuta 25 pikë, Apolonia 22 pikë, Tirana 21 pikë, Vllaznia 21 pikë, Kamza Basket 20 pikë.

Kategoria e Parë-Meshkuj, java e 16-të

Elbasani – Fieri Basket, 112-93

Partizani – Flamurtari, 86-71

Skënderbeu – Pogradeci, 112-104

Renditja: Elbasani 30 pikë, Partizani 30 pikë, Fieri Basket 23 pikë, Skënderbeu 23 pikë, Flamurtari 20 pikë, Pogradeci 15 pikë.

Next Post

Muriqi standard. Mallorca merr pikë në Bilbao

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.