Besëlidhja është një hap pranë finales së titullit kampion në basketboll për meshkuj, teksa ka mundur Tiranën për herë të dytë, tanimë në “Farie Hoti”. 63-89 ishin shifrat e takimit në një ndeshje që lezhjanët e kontrolluan, ndërsa kanë fituar periodën e parë 17-22.
Mban të njëjtin ritëm në periodën e dytë, teksa fiton 18-27 dhe në pushim ka kryesuar 35-49. Pas pushimit Besëlidhja nuk e ul ritmin. 17-25 perioda e tretë për lezhjanët, që kanë thelluar në 52-74. 11-15 e katërta dhe përfundimisht 63-89 për Besëlidhjen.