• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Besëlidhja… sa pranë, sa larg…!

29/03/2024
in Basketball
Share on FacebookShare on Twitter

Takimi i 4-t dhe i fundit i veprimtarisë së përbashkët e basketbollit midis Shqipërisë dhe Kosovës, Liga Unike, që po zhvillohet në trajtën e një “8-she finale”, ka qenë ai midis Besëlidhjes dhe SIGAL Prishtinës.  Kjo veprimtari po e zhvillon fazën finale në Pallatin e Sportit “Flamurtari” të Vlorës dhe po vjen për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, teksa ndeshjet e së enjtes erdhën në kanalin RTSH 3. Në sfidën e dytë të enjtes, që ishte edhe e fundit e çerekfinaleve është Besëlidhja që e ka nisur bindshëm sfidën, duke e fituar thellë 10-minutëshin e parë me 19 pikë epërsi, 28-9.

Edhe pse skuadra e kryeqytetit të Kosovës kundërpërgjigjet në 10-minutëshin e dytë, duke e fituar edhe atë 22-17, është ekipi lezhjan që shkon në pushimin e madh midis dy gjysmave duke kryesuar me shifrat 45-31. Edhe pse ringjallja e skuadrës nga Prishtina vijon edhe pas daljes nga dhomat e zhveshjeve, teksa e ka fituar 10-minutëshin e 3-të, 28-17, duke kryesuar kështu pas një gjysmë ore lojë me plot 4 pikë epërsi, 62-58.

10-minutëshi i 4-t dhe i fundit është fituar nga SIGAL Prishtina, 21-17, që e fiton gjithë ndeshjen 80-79, ndonëse duhet theksuar se në 5 sekondat e fundit, Besëlidhja kishte dy mundësi, për ta barazuar, por edhe4 për ta fituar sfidën, por pa i shfrytëzuar ato. Ky rezultat nënkupton se të 4 skuadrat e Kosovës e kanë siguruar kështu vendin në gjysmëfinale të Ligës Unike në basketboll për meshkuj, ndërsa ato të Shqipërisë mbeten jashtë.

 

Next Post

Guardiola kërkon një mbrojtës të ri, Manchester City pas “shtatlartit” anglez

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.