• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Besëlidhja sjell Galatasarayn në Kosovë

19/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra e madhe nga Turqia, Galatasaray ka konfirmuar organizimin e kampit të futbollit të Kosovë, falë bashkëpunimit me Shkollën e Futbollit “Besëlidhja” nga Prishtina.

Drejtuesit e SHF “Besëlidhja” kanë bërë të ditur se kanë arritur që gjigantin turk ta sjellin në Kosovë për  të mbajtur një kamp që do të jetë një përvojë e jashtëzakonshme për të gjithë pjesëmarrësit.

Në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Galatasarayn, kampi do të mbahet nga data 1 deri më 5 korrik në Kampin Nacional të FFK-së, në Hajvali.

Në këtë kamp, do të jenë të pranishëm trajnerët dhe stafi zyrtar i klubit nga Turqia, të cilët do të vëzhgojnë në afër talentet e rinj, që në një të ardhme të afërt mund të shndërrohen në yje të futbollit evropian.

Ky do të jetë një rast i veçantë për të gjithë futbollistët e rinj që ëndërrojnë të depërtojnë në botën e futbollit profesionist pasi do ta kenë mundësinë të tregojnë dhe dëshmojnë veten para një emri të madh si Galatasaray.

SHF “Besëlidhja” ka bërë të ditur se sa i përket informative shtesë në lidhje me pjesëmarrjen në këtë kamp, do të lajmërojnë së shpejti.

Ardhja e klubit me nam nga Turqia në Kosovë nëpërmjet SHF “Besëlidhja” ishte paralajmëruar të dielën mbrëma në emisionin sportiv “VAR” të Tëvë 1.

 

 

Next Post

​Caktohet data e përballjeve vendimtare në Serie-A

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.