Mesfushori Diellor Beseni i është bashkuar skuadrës nga Drenasi, Feronikeli ’74.
Beseni ka firmosur kontratë për sezonin 2025/26 me Niklin, ekip që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës.
Ai pritet të jetë forcë shtesë për Niklin në sezonin e ri, në të cilin ekipi nga Drenasi synon rikthimin në Superligë.
Sezonin e shkuar, Beseni ishte pjesë e Drenicës dhe ndihmoi ekipin nga Skenderaj të shpallet kampion i Grupit A në Ligën e Parë, gjë që i siguroi rikthimin në elitën e futbollit kosovar.
Beseni kishte edhe oferta nga ekipet tjera, përfshirë edhe të Superligës por vendosi ti bashkohet Feronikelit ’74, që edhe sezonin e ri do ta ketë për trajner Granit Dervishollin.
Sezonin e fundit, Nikli përfundoi në pozitën e fundit në Superligë dhe do të jetë pjesë e Ligës së Parë, që do të jetë e unifikuar dhe me 18 skuadra.