Nuk ka mbaruar ende dhe ne e dinim, sepse shitjet mund të hapin skenarë që tani janë të paimagjinueshëm dhe mes tyre mund të jetë ai i Rade Kruniçit, me të ardhura ekonomike relative.
Këto janë faktet: Fenerbahçe, e cila kishte testuar tashmë terrenin për mesfushorin boshnjak ditët e fundit, do të kishte gjetur një marrëveshje të përgjithshme për pesë vite me nga 3.5 milionë euro në sezon.
Prandaj diskutimi do të zhvendoset në orët e ardhshme në tavolinat e dy klubeve, me Milanin që nuk e kundërshton shitjen, por dëshiron të mbledhë të paktën 15 deri në 20 milionë.
Pioli, i cili ka një nga pikat e tij të forta te Kruniçi, do të ngushëllohej me një blerje sa të madhe aq edhe të papritur, atë të Teun Kopmainersit nga Atalanta. Ky fakt, përveç rinovimit të organikës, do të gëzonte Tizhani Reijndersin, i cili ka luajtur me bashkëkombësin e tij në radhët e Alkmarit disa sezone më parë.
PANORAMASPORT.AL