Monday, 30. March 2026
Sport

Beshiktashi insiston për Ismajlin

GS 31/07/2024 1 Min. Lesezeit

Pas Milot Rashicës e Ernest Muçit, edhe një shqiptar tjetër pritet të jetë pjesë e skuadrës turke, Beshiktash.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Shqipërisë, Ardian Ismajli, i cili aktualisht luan në Itali te skuadra e Empolit.

Mësohet se Beshiktashi po insiston në transferimin e Ismajlit këtë verë, pasi po e sheh si përforcim të duhur për mbrojtjen.

27-vjeçari është pjesë e Empolit prej vitit 2021 kur iu bashkua nga Spezia dhe ka kontratë deri në vitin e ardhshëm, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 3 milionë euro.

Te Beshiktashi janë të gatshëm të paguajnë një shumë të tillë dhe po negocionojnë me Empolin që të arrijnë sa më shpejt marrëveshjen për transferimin e Ismajlit.

Në total, Ismajli ka 88 paraqitje në elitën e futbollit italian, ku ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 2 asistime.

Teilen: