Tuesday, 20. January 2026
Sport

Beshiktashi në garë për Asllanin

GS 20/01/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra nga Turqia, Beshiktashi po sfidon ekipet nga Franca, Spanja e Italia për shërbimet e mesfushorit të Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani.

Gazeta turke “Sabah” ka raportuar se drejtuesit e Beshitashit janë në negociata me Interin dhe se kanë kontaktuar Asllanin, i cili është i hapur për një kalim eventual në Turqi.

Asllani në fillim të këtij sezoni u huazua te Torino, ekip që ka njoftuar Interin që dëshiron ta kthejë 23-vjeçarin para kohe për shkak se nuk bën pjesë në planet e klubit.

Po ashtu, Beshiktashi është gati të paguajë deri në 12 milionë euro për kartonin e Interit, ekip që gjithashtu nuk llogarit në mesfushorin shqiptar.

Asllani po monitorohet edhe nga Paris FC, Granada, Parma, Sassuolo, Fiorentina e Genoa kurse me Interin ka kontratë deri në vitin 2028.

Teilen: