• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Beshiktashi piketon ish-mesfushorin e Milanit, lë yllin e skuadrës jashtë listës për Tiranën

23/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tirana luan në këto dy javë ndeshjet e saj të turit të dytë të Ligës së Konferencës përballë turqve të Beshiktashit. Bardhekuqtë kanë dy sfida të vështira ndaj një skuadre me emër e cila ka ambicie të mëdha në kampionatin turk, por edhe në arenën ndërkombëtare.

ssssssssadsasad

Klubi i qytetit të Stambollit, ka bërë përforcime të rëndësishme se fundmi, duke afruar Daniel Amartej nga Leisteri dhe Zhan Onana nga Lens. Të dy lojtarët janë përfshirë në listën që klubi ka dorëzuar në UEFA për ndeshjen e parë ndaj bardhebluve. Ndeshje ku do të mungojë Çenk Tosun, pasi sulmuesi i njohur turk po vuan një dëmtim dhe kështu nuk është përfshirë  në skuadrën që do të përballet me ekipin e drejtuar nga Orges Shehi.

Por Beshiktash nuk ndalet në merkato dhe shpreson që gjatë këtyre ditëve të mbyllë sa më shpejt një tjetër transferim te bujshëm. Turqit kanë piketuar spanjollin Samu Kastijeho, ish-futbollist i Milanit, si një përforcim të mundshëm.

Lojtari i cili është pjesë e Valencias, është në negociata me klube arabe. Por nëse kalimi i tij në Lindjen e Mesme do të dështojë, mediat turke raportojnë se Beshiktashi është gati të kënaqë kërkesat e tij ekonomike për ta bërë pjesë të skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Tjetër lëvizje në sulmin e “bluve”, Chelsea kërkon “fantazistin” e Ajax

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.