• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Besiktas kërkon 20 milionë euro për kartonin e shqiptarit

23/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ernest Muçi shënoi gjithsej 13 gola për ekipet e klubeve, dhe kartoni i tij ka qenë i kërkuar në treg që në janar të këtij viti dhe përfundimisht, atë e siguroi Besiktas, pasi pagoi polakët e Legia Warza plot 10 milionë euro, më shumë sesa vlera hipotetike e kartonit.

Gjithsesi, edhe klubi i Superligës turke jeton në një realitet ku gjithçka është në lëvizje dhe drejtuesit e tij po bëjnë plane edhe me Muçin në ekip, edhe me një transferim të mundshëm të futbollistit të kombëtares shqiptare.

Presidenti Hasan Arat dhe zëvendësi i tij Huseyin Yucel, kanë informuar se Muçi është i kërkuar, se ka klube të interesuar për të, ndonëse ende nuk është bërë ndonjë ofertë zyrtare dhe në rast largimi të 23-vjeçarit, drejtuesit e Besiktas synojnë sulmuesin Anderson Talisca që luan në Arabinë Saudite.

Muçi shënoi 3 gola në 13 ndeshje në Superligën turke, të cilave u shtoi edhe një gol në Kupën e Turqisë, të cilën Besiktas e fitoi.

Natyrisht, klubi nga Stambolli e mori pas shkëlqimit me Legia Warzaw, për të cilën shënoi 9 gola në Superligën e Polonisë dhe në Conference League, ku me performancat e tij kundër Aston Villa zgjoi edhe interesimin e anglezëve për ish-“yllin” e “Bardhebluve”, të Tiranës.

Next Post

Amerikanët pushtojnë Serinë A, gati të blejnë edhe klubin që Berluskoni dhe Galiani ngjitën në elitë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.