Thursday, 6. August 2026
Sport

Besiktas “shuplakë” Galatasaray-t, fiton Superkupën e Turqisë me 5 gola. Ernest Muçi pa minuta

GS 04/08/2024 1 Min. Lesezeit

Besiktas ka fituar Superkupën e Turqisë, teksa në finale ka mundur Galatarasay-n, me rezultatin e thellë 5-0.

Protagonist në këtë fitore ishte Ciro Immobile. Sulmuesi italian ia doli që të shënonte dy gola, duke ndihmuar skaudrën te kjo fitore dhe trofe.

Golat e tjerë u shënuan nga Svensson, Rafa Silva dhe Hekimoglu.

Përsa i përket shqiptarëve, Milot Rashica luajti plot 86 minuta. Ndërsa Ernest Muçi e ndoqi gjithë ndeshjen nga stoli./abcnews.al

Teilen: