Tuesday, 19. May 2026
Sport

Besiktasi i Rashicës vazhdon me humbje në Ligën e Konferencës

GS 09/11/2023 1 Min. Lesezeit

Besiktasi dhe Milot Rashica kanë pësuar humbje në Ligën e Konferencës, pasi janë mposhtur nga Bodo/Glimt.

Skuadra turke është mposhtur me rezultat 1:2, shkruan lajmi.net.

Mysafirët dolën në epërsi në minutën e 38 me golin e Faris Moumbagna.

Moumbagna shënoi edhe golin e dytë të Bodo/Glimt duke vulosur fitoren e skuadrës së tij.

Tayfur Bingol arriti ta ngushtojë epërsinë, por pa mundur ta rikthej rezultatin.

Rashica luajti nga minuta e parë, por u zëvendësua në minutën e 53-të, pa arritur të kishte ndikim në ndeshje. /Lajmi.net/

 

Teilen: