Wednesday, 13. May 2026
Sport

Besiktasi nuk i ndahet shqiptarëve

GS 31/07/2024 1 Min. Lesezeit

Ardian Ismajli edhe pse ishte i grumbulluar me Kombëtaren tonë në Europian, nuk u aktivizua për asnjë minutë nga trajneri Sylvinho.

Gjithsesi performancat e tij te skuadra e Empolit kanë qenë mjaft të mira në dy sezonet e fundit.

Së fundmi për të ka interesim nga skuadra e Besiktas që kërkon të shtojë numrin e shqiptarëve në skuadër pas Muçit dhe Rashicës.

Ismajli ishte një kërkesë e veçantë e teknikut holandez, Giovanni Van Bronckhorst, i cili e kërkon me ngulm 27-vjeçarin, si pjesë të mbrojtjes së skuadrës për sezonin e ri.

Skuadra turke tashmë duhet të arrijë akordin me klubin e Empolit për të shtuar “koloninë” e shqiptarëve në Kampionatin turk.

Teilen: