• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Besiktasi po e mendon seriozisht transferimin e mbrojtësit shqiptar

16/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi e përfundoi një sezon shumë të mirë në aspektin personal, por jo sa i takon ekipit të tij, me Empolin që zbriti në Serie B, a ardhmja e mbrojtësit të kombëtares kuqezi Ardian Ismajli vijon të jetë ende në pikëpyetje.

Sipas mediave italiane me shumë gjasa pritet që destinacioni i tij i radhës të mos jetë Italia.

Zërat e raportuar edhe më parë janë shtuar sot, pasi mbrojtësin e Kombëtares po e dërgojnë te Besiktasi.

Përfundimi i kontratës me Empolin si dhe performanca e sezonit të fundit, bëjnë që të jetë ndër më të kërkuarit nga futbollistët kuqezi.

Napoli prej kohësh e monitoronte situatën e Ismajlit, por nuk ia doli të konkretizojë diçka me Empolin, të paktën për momentin, përcjell Balkanweb.

Rinovimi është çështje e pamundur ndërkohë, pasi Ismajli e ka refuzuar prej kohësh.

Ndaj në këto kushte një lëvizje e mbrojtësit kuqezi drejt Superligës turke nuk është një destinacion për t’u mos marrë në konsideratë.

Prej disa javësh skuadra e Besiktas është e interesuar për Ismajlin, ndaj pritet që në ditët në vijim drejtuesit e klubit nga Stambolli të intensifikojnë kontaktet me agjentin e futbollistit.

Nëse ky transferim konkretizohet, atëherë Ismajli do të bashkohet me dy shqiptarët tjerë, Milot Rashica dhe Ernest Muçi.

Sigurisht, nëse dy futbollistët në fjalë nuk transferohen diku tjetër gjatë verës, duke qenë se edhe e ardhmja e tyre duket për momentin të jetë e paqartë.

Next Post

Pedro rinovon kontratën me Lazion

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.