• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Besiktasi turpëron Galatasarayn, Rashica fiton Superkupën e Turqisë

03/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Superkupa e Turqisë është e Besiktas.

“Bardhezinjtë” u rikthyen në finalen e Superkupës pas tre vitesh dhe ia dolën të fitonin përballë një rivali si Galatasaray, e për më tepër 0-5, fitorja më e thellë në historinë e Superkupës, me të dyja ekipet që u ritakuan në këtë finale pas vitit 2016.

Në “Ataturk Stadium” Besiktas e nisi me shumë vrull ndeshjen, pasi “Shqiponjave” u mjaftuan vetëm 21 sekonda për të gjetur golin e avantazhit.

Pas një pasigurie në mbrojtje nga ana e Nelson, Ciro Immobile përfitoi dhe shkundi rrjetën e Muslera-s duke realizuar jo vetëm golin e parë të finales, por edhe golin e parë më Besiktas.

Rrjeta e italianit vendosi në lëvizje të dyja skuadrat, me kampionët e Turqisë që realizuan dy herë, në harkun e dy minutave (13 dhe 15) por si Icardi ashtu edhe Akturkoglu ishin në pozicion jashtë loje.

Pavarësisht ritmit të lartë nga të dyja skuadrat, pjesa e parë nuk solli ndryshim rezultati edhe pse Immobile në fundit e kohës së rregullt kishte mundësinë për të realizuar golin e dytë personal.

Ashtu si pjesa e parë edhe fraksioni i dytë foli më shumë për Besiktas, teksa Galatasaray u ndëshkua sërish shpejt.

Në minutën e 53-të edhe me protagonizmin e Rashicës “Shqiponjat” dyfishuan rezultatin me anë të Svensson duke i dhënë kështu një goditje të fortë skuadrës së Buruk.

Me kalimin e minutave Galatasaray u dorëzua pa kushte, teksa në minutën e 79-të Bardakci gaboi në ndërhyrje duke shkaktuar penallti, të cilën më pas Immobile e përktheu në gol.

Si të mos mjaftonte rezultati apo edhe ndeshja nën nivel, Galatasaray mbeti me dhjetë lojtarë pasi në minutën e 87-të Nelsson që u ndëshkua me karton të kuq.

Teksa në minutën e 90+1 Rafa Silva i shënoi edhe golin e katër, teksa ndeshja u vulos nga talenti i Besiktas, Hekimoglu shënoi golin e pestë për ekipin e tj në minutën e 90+2’.

Ky është suksesi i dhjetë për Besiktas në finalen e 22-të në histori duke barazuar ekipin e Trabzonspor, teksa në krahun tjetër, Galatasaray nuk ia del në finalen e 27-të duke pësuar kështu humbjen e dhjetë në Superkupë, por mbetet në krye me 17 trofe të fituar, si askush tjetër.

Next Post

Reali publikon formacionin zyrtar për ndeshjen miqësore ndaj Barcelonës, ja si do të rreshtohen madrilenët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.