Enea Jorgji është zgjedhur që të vendosë drejtësi në supersfidën e Ligës së Konferencës, atë mes Ajaksit dhe Aston Vilës në “Johan Cruijff Arena”.
UEFA ka zgjedhur katërshen shqiptare për këtë takim, që cilësohet dhe si finale e parakohshme, teksa krahë Jorgjit do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa arbitër i katërt është zgjedhur Eldorjan Hamiti.
Sa i përket VAR-it, janë zgjedhur italianët Luka Paireto dhe Aleandro Di Paolo.
Të dyja skuadrat, si Ajaksi dhe Aston Vila shihen si pretendente për të fituar këtë trofe, teksa pritet një sfidë e zjarrtë në Amsterdam, aty ku katërshja shqiptare do të vendosë drejtësi.
PANORAMASPORT.AL