• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Besimi i Interit tek Kristjan Asllani, vlen më shumë se 25 milionë euro

19/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nga njëra anë është bindja se ai mund të bëhet një futbollist i jashtëzakonshëm. Nga ana tjetër, shpresa që më në fund të vijë shkëndija përfundimtare, e cila do t’i japë atij atë stof kampioni, si dhe sigurinë që mund të bëhet vendimtar në vazhdimësi, me fanellën e Interit.

Kristjan Asllani është thirrur të bëjë hapin tjetër të madh. Sipas asaj që është mësuar nga FcInterNeës”, klubi i “Viale della Liberazione” vazhdon të ketë besim tek ish-lojtari i Empolit, aq sa ka refuzuar oferta të shumta që ka marrë gjatë këtyre viteve nga Italia dhe nga jashtë. Madje, disa prej tyre kanë ardhur menjëherë pasi ai mbërriti në Milano.

Në veçanti, klubi ka thënë: “Jo, faleminderit” ndaj një oferte prej 25 milionë eurosh për Asllanin, pikërisht sepse djaloshi i rritur në Buti mund të përfaqësojë një element kyç të mesfushës së Simone Inzaghit për vitet e ardhshme.

Të kesh përpara një lojtar si Hakan Çalhanoglu është mundësi për të mësuar dhe përmirësuar çdo ditë, por sigurisht që i heq hapësirë zëvendësuesit të tij (aq sa ndoshta shqiptari nuk do të jetë titullar as në Kupën e Italisë kundër Udinese).

Në çdo rast, këto muaj do të jenë vendimtarë për Kristjanin, i cili ka si objektiv të bëhet edhe më i rëndësishëm në projektin zikaltër. Përndryshe, nëse verën e ardhshme do të mbërrijnë oferta të rëndësishme për 22-vjeçarin (i cili gjithsesi sapo ka

rinovuar kontratën, duke treguar besimin që klubi ka ndaj tij), ato mund të merren parasysh dhe të pranohen.

 

Next Post

Mbappe s’ka luajtur kurrë përkrah Ronaldos: Është legjende e futbollit, do të kisha dashur...

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.