Tuesday, 28. April 2026
Sport

Besir Ramadani “heq dorë” nga Prishtina

GS 30/01/2024 1 Min. Lesezeit

Besir Ramadani nuk do të jetë më pjesë e Prishtinës.

Klubi kryeqytetas ka njoftuar sot për ndërprerjen e bashkëpunimit me mbrojtësin nga Shkupi, shkruan lajmi.net.

Shkëputja e kontratës thuhet se është bërë me marrëveshje të dyanshme, pas kërkesës së lojtarit.

23-vjeçari ishte pjesë e Prishtinës nga vera e vitit 2022.

Postimi i plotë:

Teilen: