• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Besnik Doda, një talent që po vjen 

17/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gjakova si gjithmonë ka zbuluar dhe formuar emra të mëdhenj të futbollit.

Një emër që po vjen është edhe talenti Besnik Doda.

Talenti i lojës më të popullarizuar është pjesë e klubit Gjakova.

Image

Gjakovarët mburren me lojën e këtij djaloshit 16-vjeçar, që ka shpejtësi dhe teknikë të përsosur, veçmas është sulmues i frikshëm për rivalët.

“E veçanta Besnikut është futbollist qe luan në 3 pozita: Mbrojtës i djathtë, mesfushor defensivë si dhe pozita e tij veçantë sulmues i krahut të djathtë 16 – vjeçari KF Gjakova që konsiderohet si futbollist thelbësor për të ardhmen e KF Gjakova”, mburret KF Gjakova me këtë talent të madh.

Doda vjen nga komuna e Deçanit dhe punon pareshtur që të rrisë gjithnjë e më shumë cilësinë.

“I lindur në vitin 2007 në fshatin heroik të Baballoqit, komuna Deçanit, nga mosha 8 – vjeçare, u regjistrua te shkolla e futbollit Gjakova, iu nevojit shumë pak kohë që talenti i tij i jashtëzakonshëm të vërehet jo vetëm nga trajnerët e KF Gjakova , por edhe nga shumë trajner klubeve si ne vend po ashtu edhe nga shteti shqiptar. 

Me skuadrën U17 të KF Gjakovës , Besniku këtë vit shkëlqeu dhe me 18 gola të shënuar dhe ishte njëri ndër futbollistët  më të mirë të Superligës në kategorinë Kadetë U17”, ka treguar drejtuesit e këtij klubit, me drejtor Gëzim Daka.

Doda është standard dhe një lokomotivë e klubit për gjeneratën U17.

“Besnik Doda është futbollist standard i ekipit te U17 të KF Gjakova dhe njëherit kapiten i kësaj kategorie.

Sensi i tij për pozicionim dhe përfundim të aksioneve, e bën Besnikun futbollistë kërcënues në sulm. 

Shkathtësia, ritmi, lëvizja dhe dinamizmi i tij e bëjnë atë një kërcënim të vazhdueshëm ndaj kundërshtarit. 

Është i shpejtë dhe ka gjuajtje precize, por në veçanti, Besniku njihet si driblues i mirë që udhëheq mirë me topin dhe i detyron kundërshtarët t’i shkaktojnë faulle në zona të rrezikshme përpara 16-metërshit.

Kështu ndaj këtij djaloshi janë vërshuar shumë klube dhe menaxher nga vendi dhe jashtë, shumë shpejtë besojmë se Besniku do jetë i ftuar edhe në kombëtaren e Kosovës ku besojmë do kishte dhënë kontribut të madh.

KF Gjakova kështu ka prodhuar një futbollist që gjithnjë i mungonte, një 7- she tipike dhe sulmuesi ofensiv që e bën të ardhmen e KF Gjakova të jetë shumë premtuese”, mburren nga KF Gjakova.

Next Post

Gazetarja Ulpiana Emra lëndohet pas hedhjes së gjësendeve në ndeshjen Trepça – Peja

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.