Merr fundi periudha e pushimit për Besnik Hasin. Ish-futbollisti i Kombëtares dhe trajneri disa klubeve, mes tyre edhe gjigandët e futbollit belg, Anderleht, do të veshë sërish tuta dhe të ushtrojë profesionin e trajnerit. Klubi belg, KV Meshelen ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e trajnerit shqiptar, Besnik Hasi, në krye të pankinës.
Trajneri gjakovar i është kthyer punës pas rreth një viti e gjysmë, që kur u largua nga Al-Ahli i Arabisë Saudite.
Hasi ka vendosur të rikthehet në një kampionat që e njeh mirë, pasi ka nënshkruar kontratë me klubin belg, KV Meshelen.
“Besnik Hasi është trajneri i ri i KV Meshelen. Ish-trajneri i Anderleht, Legia Varshavës dhe Olompiakos, ndër të tjera, nënshkruan kontratë me Malinua deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftim.
“Unë jam një trajner që qëndroj për futbollin, jo të pakuptimtë”, thotë Hasi. “Kjo gjithashtu përshtatet në mënyrë të përkryer me këtë klub të bukur. Si lojtar dhe trajner, nuk ka qenë kurrë e lehtë të vija të luaja futboll këtu. Atmosfera është e mrekullueshme. Shpresoj ta ushqej atë entuziazëm me mënyrën time të të luajturit futboll”. Këto ishin fjalët e ptë Besnik Hasit si trajner i Meshelenit. Hasi do të debutojë me klubin e ri të shtunën, ku Meshelen pret në shtëpi skuadrën e Sharleroi.
We verwelkomen 𝗕𝗲𝘀𝗻𝗶𝗸 𝗛𝗮𝘀𝗶 als onze nieuwe T1 💪
Vanaf aanstaande zondag zal hij onze geel-rode troepen onder zijn vleugels nemen 💛❤️
Meer info 👉 https://t.co/YWmOohzvoq#trotsoponzekleuren pic.twitter.com/QVt311ErkF
— KV Mechelen (@kvmechelen) November 8, 2023
;
PANORAMASPORT.AL