Sulmuesi Fisnik Asllani ka premtuar spektakël në “Fadil Vokrri” ndërsa beson në fitore edhe ndaj Turqisë.
Në një intervistë për Telegrafin pas fitores, ylli i Hoffenheimit deklaroi se me e rëndësishmja është fitorja ndaj Sllovakisë, kurse tani fokusi është te Turqia.
“Besoj që krejt golat kanë qenë shumë me rëndësi, por jam shumë i lumtur që kam shënu prapë. Po, shyqyr që së pari e kena fitu lojën sot. Besoj që kena me e kallë stadiumin”.
“Ka me qenë një lojë shumë e vështirë, secila deri tash ka qenë, por besoj që kemi me dhënë maksimumin dhe të shohim në fund rezultatet”.
“Shanset janë aty, në përgjithësi ndeshjet me kombëtaret nuk janë të lehta, për ata besoj që ka me qenë një ndeshje e vështirë edhe për ata, por të shohim”.
Kujtojmë, përballja mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet të martën nga ora 20:45.