Futbollisti i St. Gallenit, Betim Fazliji, i është bashkuar Kombëtares së Kosovës, duke u vënë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për dy ndeshjet e këtij muaji.
Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), përmes një njoftimi, ku ka konfirmuar ardhjen e futbollistit në kampin e Dardanëve.
Fazliji pritet të jetë në dispozicion të përfaqësueses për përballjet ndaj Izraelit dhe Irlandës.
FFK-ja e ka mirëpritur futbollistin me mesazhin: “Mirë se vjen, Betim!” /Lajmi.net/
Teilen: