Tuesday, 22. September 2026
Sport

Betisi në garë për sulmuesin Dalipi

GS 22/09/2026 1 Min. Lesezeit

Forma e mirë e sulmuesit Lutfi Dalipi në Superligën zvicerane, ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave të njohura në Evropë.

Real Betisi ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit që është i huazuar te skuadra e Vaduzit nga Young Boysi.

Thuhet se skautët e Betisit e kanë përcjell nga afër Dalipin, të cilin po e shohin si përforcim për të ardhmen dhe synojnë transferimin e tij vitin tjetër.

20-vjeçari ka kontratë me Young Boysin deri në vitin 2020 kurse klubi zviceran është i gatshëm ta shesë për një ofertë prej 2 deri në 3.5 milionë eurosh.

Megjithatë, krahas Betisit janë edhe disa klube që po e monitorojnë nga afër Dalipin, si Fiorentina nga Italia dhe Braga nga Portugalia.

Në 12 ndeshje zyrtare në seoznin aktual, Dalipi ka shënuar 4 gola dhe 8 asistime për skuadrën e Vaduzit kurse së fundmi është ftuar nga Kombëtarja U21 e Zvicrës.

Teilen: