• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bie Kosova në renditjen e FIFA-s, ngritet Shqipëria

29/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Renditja e FIFA-s: Bie Kosova, ngritet Shqipëria.

FIFA e ka publikuar sot renditjen më të re botërore të Kombëtareve.

Në ranglistën e muajit qershor, Kombëtarja e Kosovës e sheh veten në vendin e 108-të, ndërsa ka rënie për një pozitë ngase në atë të fundit ishte e 107-ta, shkruan Gazeta Express.

“Dardanët” patën rezultate zhgënjyese në këtë muaj duke barazuar në shtëpi me Rumaninë dhe duke u mposhtur nga Bjellorusia në terren neutral.

Kosova i ka 1179,69 pikë, ndërsa e sheh veten prapa Madagascarit dhe përpara Taxhikistanit.

Ndërkaq, Kombëtarja shqiptare kishte ngritje në renditjen e FIFA-s.

Kuqezinjtë kanë përparuar për tri pozita, nga ajo e 68-të në të 65-ën.

Ekipi i Sylvinhos i ka 1357,39 pikë, ndërsa gjendet përpara Kepit të Gjelbër dhe prapa Irlandës së Veriut.

Shqipëria i regjistroi dy fitore në muajin qershor, kundër Moldavisë dhe ndaj Ishujve Faro, po ashtu në kualifikimet e Euro 2024, shkruan Gazeta Express.

Sa i përket renditjes së përgjithshme, vazhdon të prijë kampionia e botës, Argjentina, e ndjekur nga nënkampionia botërore, Franca, ndërsa Brazili është i treti.

Next Post

Balotelli rikthehet në Itali

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.