• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bie pista Paratici, Igli Tare rikthehet në krye të listës, është njeriu i Ibrës

05/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Atëherë kur të gjithë prisnin firmën mbi kontratë, zyrtarizimin e marrëveshjes Paratici-Milan, në mënyrë të papritur palët i kanë dhënë fund negociatave duke bërë që pista kryesore për postin e Drejtorit Sportiv të bie përfundimisht. Mbetet ende e paqartë se çfarë i dërgoi palët në një përfundim të tillë, por e vetmja e gjë e sigurt për momentin është fakti që “djalli” është vënë sërish në kërkim të një drejtori të ri.

Në këto kushte janë rikthyer edhe një herë në tavolinën e stafit drejtues emra që qarkullonin fuqishëm përpara se Paratici të takohej me Furlanin. Igli Tare, Tony D’Amico dhe Giovanni Manna janë tre emrat ku stafi kuqezi është përqendruar.

Përpara se Paratici dhe Furlani të uleshin në tavolinë për të diskutuar detajet e marrëveshjes, emri më i lakuar ishte Igli Tare, me ish Drejtorin e Lazios që ishte favorit pasi e njeh shumë mirë ambientin në Serie A. Në atë kohë, mediat shkruanin me bindje se Tare ishte i përzgjedhuri nga Zlatan Ibrahimovic, me ish futbollistin kuqezi që konsiderohet si një njeri i Ibrës. Në këto kushte, emri i Tares rikthehet edhe një herë fuqishëm në garë për t’u ulur në stolin e “djallit”, pavarësisht se fjalën e fundit e ka sërish Furlani.

Surprizë në këtë pikë është përfshija në listën e dëshirave të Giovanni Manna, aktualisht drejtor sportiv i Napolit.

Next Post

Pro dhe kundër, Interi në ankth për tripletën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.