Pavarësisht luhatjeve të shumta të këtij sezoni ku renditet në vendin e pestë në Premier League dhe është me një këmbë jashtë Champions League, Liverpool duket se ka besim të plotë tek Arne Slot dhe holandezi do vazhdojë të drejtojë të kuqtë edhe për sezonin e ri.
Sipas gazetarit David Ornstein, ideja e ndarjes së rrugëve me trajnerin holandez nuk është në mendjen e drejtuesve të Liverpool-it, të cilët janë të sigurt të vazhdojnë me Arne Slot deri në fund të sezonit të ardhshëm, kohë kur i mbaron kontrata.
“Qëllimi i klubit dhe Fenway Sports Group është ta mbajnë Arne Slot sezonin e ardhshëm dhe t’i japin më shumë kohë. Ai ka një kontratë deri në vitin 2027”, tha Ornstein për NBC Sports.
Për t’i ardhur në ndihmë trajnerit holandez, drejtuesit e Liverpool po planifikojnë të bëjnë 4-5 transferime në verë, ku është e domosdoshme të zëvendësohen Mohamed Salah dhe Andry Robertson, të cilët kanë zyrtarizuar largimin nga të kuqtë në fund të këtij sezoni.